Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

25-10-2019

Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve në procedurën gjyqësore

Më 25 Tetor 2019 Akademia e Drejtësisë në kuadër të aktiviteteve për profesionet e lira, me kërkesën e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas në mbështetje të GIZ-it , ka realizuar trajnimin me temë: “Mbrojta e të drejtave të fëmijëve në procedurën gjyqësore”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte zbatimi i drejtë i dispozitave ligjore të Ligjit për Mbrojtjen gjyqësore  të të drejtave të fëmijëve në aspektin civil, dhe në kontestet martesore-familjare.

Në kuadër të këtij trajnimi u trajtuan temat: Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve  gjatë procedurës së shkurorëzimit, parimet për mbrojten e të drejtave të fëmijëve sipas LFK, kujdesi prindërorë,  vendimi i gjykatës për ushtrimin e kujdesit prindërorë.

Gjatë  trajnimit u  diskutuan edhe  raste nga praktika e zyrtarëve të ndihmës juridike falas lidhur me çështjet problematike të kësaj natyre. Me fokus të veçantë u shtejlluan edhe çështjet mbi besimin e kujdesit të fëmijës personit të tretë si dhe roli i organit të kujdestarisë në procedurën e besimit të fëmijës.

Përfitues në këtë trajnim ishin 16 zyrtarë të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas nga gjitha regjionet.

Shpërndaje :