Më 23 tetor 2019, në kuadër të programit trajnues për gjyqtarët dhe prokurorët e sapo emëruar, Akademia e Drejtësisë, ka realizuar vizitën e radhës në Agjencinë Kadastrale të Kosovës.
Qëllimi i kësaj vizite është tek njoftimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve të sapo emëruar lidhur me veprimtarit dhe strukturën ligjore të funksionimit të cilat i kryen ky institucion.
Gjyqtarët dhe prokurorët e sapo emëruar patën mundësi të informohen rreth regjistrimit të parcelave, ndërtesave, objekteve afariste, dhënien e lejeve për banim, identifikimin e objekteve të banimit dhe vendosjen e tyre në harta topografike, punët gjeodezike, si dhe matjet shtetërore. Po ashtu u njoftuan edhe me sistemin e ri për marrjen e certifikatës e ashtuquajtur “E-Kiosku”.
Me fokus të veçantë u trajtua tema e pronave dhe parcelave me numër të madh të paregjistruara, mos respektimi i barazisë gjinore në regjistrimin e pronave dhe sistemin horizontal të organizimit.
Gjatë trajnimit gjyqtarët dhe prokurorët sapo emëruar, patën mundësin bashkërisht me zyrtarët nga Agjencia Kadastrale e Kosovës, të diskutojnë për çështjet e interesit të përbashkët, me qëllim të bashkëpunimit reciprok në të ardhmen.
Përfitues të trajnimit ishin gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata VII) dhe prokurorët e sapo emëruar (gjenerata VIII) 2019-2020.
23-10-2019