Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

31-10-2019

Legjislacioni dhe shkathtësitë plotësuese-Kodi i drejtësisë për të mitur

Më  31 Tetor dhe 01 Nëntor 2019, Akademia e Drejtësisë në kuadër të programit të trajnimeve fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e VII), është duke organizuar trajnimin nga moduli: “Legjislacioni dhe shkathtësitë plotësuese”, nën moduli:Kodi i drejtësisë për të mitur”.

Temat të cilat po trajtohen janë: Shqiptimi i masave dhe dënimeve madhorëve për veprat penale të kryera si të mitur,efekti i dënimit në masën edukuese, masat e diversitetit dhe ndërmjetësimi, llojet e masave të diversitetit,si dhe Qëllimi i masave edukative.

Përfitues të trajnimit janë: Gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e VII), 2019-2020.

 

 

 

 

Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.

Shpërndaje :