Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

04-11-2019

Prezantimi i platformës së mësimit në distancë, bibliotekës ligjore elektronike të AD-së

Më 04 nëntor 2019, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me OSBE-në ka realizuar punëtorinë “Prezantimi i platformës së mësimit përmes internetit, bibliotekës ligjore elektronike të AD-së.

Qëllimi i kësaj punëtorie ishte njoftimi nga afër me shërbimet  e teknologjisë informative që ofron Akademia e Drejtësisë  për përfituesit e saj si: web-faqja e AD-së, aplikimi online për trajnime, funksionimi i platformës së mësimit në distancë, kyqja në platformë, aplikimi për kurse trajnuese, ndjekja e trajnimeve përmes platformës, kyqja në bibliotekën  elektronike të Akademisë, gjetja e literaturës në këtë bibliotekë, dhe literatura që posedon biblioteka fizike e Akademisë.

Me rastin e kësaj punëtorie është demonstruar praktikisht nga pjesëmarrësit qasja në platformat dhe data bazat që ofron Akademia në mënyrë që të ardhmen të jenë shfrytëzues të burimeve dhe materialeve ligjore që ofrojnë këto platforma.

Pjesëmarrës në këtë punëtori ishin gjyqtarë, prokurorë, bashkëpunëtorë profesional, zyrtarë ligjor nga regjioni i Gjakovës.

Shpërndaje :