Më datë 18 Nëntor 2019, në Akademinë e Drejtësisë, në kuadër të programit të Trajnimeve Fillestare për prokurorët e sapo emëruar (gjenerata VIII), do të zhvillohet një (1) sesion trajnues nga moduli: Kodi i Procedurës Penale, nën moduli: “I pandehuri në procedurën penale”.
Temat të cilat po trajtohen janë: I pandehuri gjatë procedurës së shkurtër dhe procedura për ndihmë juridike ndërkombëtare, i pandehuri gjatë procedurës për dhënien e urdhrit ndëshkimor dhe i pandehuri gjatë procedurës për dhënien e ndihmës juridike ndërkombëtare.
Përfitues të trajnimit janë: Prokurorët e sapoemëruar (gjenerata e VIII), 2019-2020.
Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.
18-11-2019