Më 26 nëntor 2019, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me OSBE-në ka realizuar punëtorinë promovuese për resurset elektronike që ofron Akdemia e Drejtësisë për gjyqtarët, prokurorët dhe stafin mbështetës të gjykatave dhe prokurorive.
Qëllimi i kësaj punëtorie ishte që pjesëmarrësit të njoftohen me resurset elektronike që ofron Akademia e Drejtësisë.
Gjatë kësaj punëtorie pjesëmarrësit u njoftuan me platformën e mësimit në distancë, avantazhet e platformës dhe mënyrën e funksionimit të saj, bibliotekën ligjore dhe platformat me të cilat operon kjo bibliotekë si dhe data bazat ligjore ndërkombëtare të qasshme për përfituesit.
Gjatë kësaj punëtorie është demonstruar praktikisht nga pjesëmarrësit qasja në platformat dhe data bazat që ofron Akademia në mënyrë që të ardhmen të jenë shfrytëzues të burimeve dhe materialeve ligjore që ofrojnë këto platforma.
Pjesëmarrës në këtë punëtori ishin gjyqtarë, prokurorë dhe stafi administrativ nga gjykata dhe prokuroria në regjionin e Pejës.
26-11-2019