Prishtinë, 17 dhjetor 2019, z. Enver Fejzullahu – Drejtor Ekzekutiv dhe znj. Valmira Pefqeli- U.D. e Koordinatorit të Programit në Akademinë e Drejtësisë kanë zhvilluar një takim të përbashkët me z. Skender Çoçaj – Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
Qëllimi i këtij takimi ishte bashkëpunimi i KGJK-së dhe AD-së në interes të ngritjes së kapaciteteve profesionale të gjyqtarëve dhe sistemit gjyqësor në përgjithësi.
z. Enver Fejzullahu, falënderojë Kryesuesin e KGJK-së për ndihmën dhe përkrahjen e vazhdueshme që ky institucion i ka dhënë Akademisë se Drejtësisë, si dhe theksoje nevojën dhe gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet të dy institucioneve edhe gjatë mandatit të tij si Drejtor Ekzekutiv i Akademisë së Drejtësisë.
z. Skender Çoçaj, potencoi se të dy institucionet duhet vazhduar bashkëpunimin në hartimin e moduleve trajnuese, në zhvillimin e trajnimeve dhe në organizimin e aktiviteteve të përbashkëta në mënyrë që efekti i trajnimeve të rezultojë në efikasitetin e punës praktike të gjyqtarëve
Në fund të takimit bashkëbiseduesit u pajtuan që të vazhdoj koordinimi reciprok për funksionimin më të mirë dhe më cilësor të programeve trajnuese dhe shërbimeve tjera që ofron Akademia e Drejtësisë.
20-12-2019