Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

31-12-2019

Aktivitetet e realizuara në kuadër të trajnimit fillestar për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata (VII) gjatë muajit dhjetor 2019

Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestar, për gjyqtarët e sapoemëruar, gjatë muajit dhjetor ka zhvilluar aktivitete në drejtim të përmbushjes së programit trajnuese, duke përfshirë trajnimin teorik, trajnimin praktik si dhe vizitat në institucione jo-gjyqësore.

Në këtë periudhë janë realizuar 16 sesione trajnimi nga modulet: Kodi i Procedurës Penale, Shkathtësitë personale dhe ndërdisiplinare, Rendi juridik kombëtarë dhe ndërkombëtarë si dhe Kodi Penal i Republikës së Kosovës.

Në kuadër nën modulit “Shpenzimet e procedurës” është realizuar një (1) sesion trajnues ku është trajtuar aktvendimi për shpenzimet e procedurës penale.

Gjithashtu një (1) sesion trajnues është realizuar edhe nga nën moduli “Ngritja e shkathtësive” dhe është diskutuar rreth: Ngritjes së shkathtësive sociale për gjyqtarë dhe avancimi i performancës profesionale.

Nga nën moduli “Menaxhimi i stresit” janë realizuar dy (2) sesione trajnuese nga ky nën modul me ç’rast gjyqtarët e sapo emëruar patën rastin të përfitojnë njohuri të reja lidhur me menaxhimin e kohës si predispozite e menaxhimit të stresit dhe mbrojtja e shëndetit dhe përmirësimi i punës dhe jetës.

Po ashtu nga nën moduli: “Bashkëpunimi juridik ndërkombëtar”  u realizuan dy (2) sesione trajnuese ku është përfshirë aspekti penal dhe civile, duke u fokusuar tek ekstradimi dhe urdhër arresti nga Konventa Evropiane si dhe ndihma juridike ndërkombëtare në çështje civile.

Gjatë realizimit të trajnimit teorik gjyqtarët kanë realizuar gjashtë (6) sesione trajnuese nga nën moduli “Kodi Penal-pjesa e përgjithshme”. Temat të cilat u trajtuan janë: Elementet veprës penale, objekti dhe subjekti i veprës penale, ndarja e veprave penale, veprimi vendi dhe koha e kryerjes së veprës penale dhe kundërligjshmëria.

Gjithashtu nga nën moduli “Kodi Penal-pjesa e veçantë” u realizuan gjashtë (6) sesione trajnuese ndër të cilët gjyqtarët u informuan lidhur me: Veprat penale nga kapitulli XIV deri te kapitulli XXV dhe veprat penale kundër jetës dhe trupit dhe lirive e të drejtave të njeriut.

Gjithashtu, në drejtim të përmbushjes së programit praktik trajnues,  gjyqtarët e sapo emëruar kanë realizuar trajnim në Administratën Tatimore të Kosovës dhe në Zyrën Kombëtare të Auditimit, ku gjyqtarët patën rastin të përfitojnë njohuri lidhur me punët të cilët i zhvillojnë këto institucione.

Gjatë kësaj periudhe janë realizuar 10 ditë trajnim praktik në gjykata konform orarit të përcaktuar.

Trajnimin fillestar janë duke e ndjekur (37) gjyqtarë të sapo emëruar, shtatë (7) prej të cilëve janë të komunitetit serb.

Shpërndaje :