Më 10 Mars 2020, në Akademinë e Drejtësisë, në kuadër të programit të Trajnimeve Fillestare për prokurorët e sapo emëruar (gjenerata VIII), po zhvillohen dy (2) sesione trajnuese nga nën moduli: “Etika Profesionale”.
Temat të cilat po trajtohen janë: Historia e Kodeve të Etikës, evolucioni historik i etikës - shkollat kryesore të filozofisë së etikës, kodi i etikës-instrument për garantimin e integritetin e gjykatësve/prokurorëve dhe instrument për disiplinimin e tyre dhe veprimtaritë gjyqësore dhe jo gjyqësore të gjyqtarëve dhe gjyqtarëve porotë si dhe gjykatë e pavarur dhe e paanshme e krijuar me ligj.
Përfitues të trajnimit janë: Prokurorët e sapoemëruar (gjenerata e VIII), 2019-2020.
10-03-2020