Takimi i Këshillit Drejtues të Akademisë së Drejtësisë
Më 29 nëntor 2023, në Akademinë e Drejtësisë është mbajtur takimi i radhës i Këshillit Drejtues të Akademisë së Drejtësisë i udhëhequr nga Kryesuesi i Këshillit z. Vaton Durguti, Udhëheqës i Departamentit Special në Gjykatën e Apelit.
Temë kryesore e këtij takimi të Këshillit Drejtues ishte shqyrtimi dhe miratimi i Programit Trajnues të Akademisë së Drejtësisë për vitin 2024. Gjatë diskutimeve u vlerësua puna për hartimin e programit të trajnimeve, metodologjia e zbatuar gjatë procesit të hartimit, e veçanërisht përmbajtja e programit.
Gjatë takimit Këshilli Drejtues shqyrtoi dhe miratoi edhe Planin e Punës dhe Performancës për vitin 2024 si dhe miratoi propozimin për plotësim të kërkesës së Gjyqtarëve të Gjykatës Supreme e parashtruar me datë 3 nëntor 2023, për zhvillimin dhe botimin e Përmbledhjes nga Praktika e Gjykatës Supreme në çështjet penale dhe civile.
Në këtë takim, Këshilli Drejtues diskutoi edhe për çështje tjera që janë në kompetencë të punës së Këshillit, lidhur me funksionimin e Akademisë së Drejtësisë.
Postuar më: 29-11-2023