blog-post

Postuar më: 03-11-2023

Takimi i Këshillit Drejtues të Akademisë së Drejtësisë

Më 03 nëntor 2023, në Akademinë e Drejtësisë është mbajtur takimi i radhës i Këshillit Drejtues të Akademisë së Drejtësisë i udhëhequr nga Kryesuesi i Këshillit z. Vaton Durguti, Udhëheqës i Departamentit Special në Gjykatën e Apelit.

Qëllimi i këtij takimi ishte shqyrtimi dhe miratimi Rregullores për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e vendeve të Punës në Akademinë e Drejtësisë.

Anëtarët e Këshillit Drejtues, duke vlerësuar se kjo rregullore paraqet një pasqyrë të nevojave të Akademisë dhe njëkohësisht hap rrugë për rregullimin në aspektin funksional të Akademisë, të njëjtën e miratuan në mënyrë unanime.

Gjithashtu, në këtë takim u miratua edhe lista e mentorëve për gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata X) e propozuar nga KGJK.

Shpërndaje :