blog-post

Postuar më: 23-03-2022

Takimi i Këshillit Programor të Akademisë së Drejtësisë

Më 23 mars 2022, në Akademinë e Drejtësisë është mbajtur takimi i radhës i Këshillit Programor të AD-së.

Në fokus të këtij takimi, si pika kryesore ishin diskutimi i Draft - Programit Fillestar për prokurorët gjenerata e nëntë 2022/2023, si dhe diskutimi i Draft- Plotësim Ndryshimit të Rregullores Nr. 02/2019 për Trajnues dhe Mentorë të Akademisë së Drejtësisë, ku njëkohësisht anëtarët e KP i dhanë edhe rekomandimet e tyre, të cilat do t’i prezantohen Këshillit Drejtues të AD-së për diskutim dhe miratim në takimin e radhës.

Gjatë takimit, anëtarët e Këshillit Programor shqyrtuan dhe diskutuan edhe listën e trajnuesve të certifikuar për trajnimin e gjyqtarëve të Gjykatës Komerciale, me ç’rast unanimisht rekomanduan miratimin e kësaj liste nga ana e Këshillit Drejtues, për t’u përfshirë të njejtit si trajnues të përkohshëm në Akademinë e Drejtësisë.

Shpërndaje :