blog-post

Postuar më: 29-09-2023

Takimi me Organizatat Joqeveritare/Shoqërinë civile

Me datë 29 shtator 2023, në vazhdën e aktiviteteve për vlerësimin e nevojave trajnuese dhe hartimit të Programit trajnues për vitin 2024 është realizuar takimi me Organizatat jo qeveritare që punojnë dhe kontribojnë në fushën e Sundimit të Ligjit.

Qëllimi i këtij takimi ishte njoftimi i Organizatave Joqeveritare me proceset e punës së Akademisë së Drejtësisë me theks procesin aktual të vlerësimit të nevojave trajnuese të gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe kontributi potencial i tyre për Programin trajnues të vitit 2024.

Me rastin e këtij takimi ata u njoftuan me prioritetet e AD-së për Programin trajnues, veçanërisht kërkesat nga dokumentet strategjike dhe nevoja për mbështetje për disa nga aktivitetet përkatëse.

Organizatat e shoqërisë civile pjesëmarrëse në këtë takim ofruan gatishmërinë e tyre për mbështetjen në trajnimet që potencialisht do të jenë në program për luftimin e terrorizmit, ekstremizmit të djathtë, për mbrojtjen e të drejtave të njeriut etj. .

Pjesëmarrës në këtë takim ishin; CEL Kosova, CSGD, Terre Des Hommes. Lëvizja Fol, BIRN dhe EUKOJUST.

Shpërndaje :