blog-post

Postuar më: 10-03-2022

Testi përfundimtar për gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e tetë) nga lëmia penale

Më 09 dhe 10 mars 2022, në kuadër të programit të trajnimeve fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e VIII), po zhvillohet testi përfundimtar.

Pas përfundimit të trajnimit teorik nga lëmia penale ashtu siç e parasheh Rregullorja për Trajnimin fillestar, gjyqtarët e sapo emëruar po i nënshtrohen testimit për tre module trajnuese: “Kodi Penal i Republikës së Kosovës”, “Kodi i Procedurës Penale” dhe “Legjislacioni dhe shkathtësitë plotësuese”.

Testi po zhvillohet i ndarë në dy pjesë: pjesa teorike dhe praktike dhe po marrin pjesë 24 gjyqtarë të sapo emëruar.

Shpërndaje :