Njoftoheni se është hapur thirrja për aplikim për kursin e ardhshëm online që do të organizohet nga Këshilli i Evropës përmes platformës HELP, me temë Azili dhe të drejtat e njeriut.
Lancimi i kursit mbahet me datë 27 janar 2022, kurse ai fillon së implementuari prej marsit 2022.
Siç ndoshta jeni të njoftuar, platforma HELP është platformë vetë- mësimi në të cilën publikohen materialet e punuara nga ekspertët më të mirë të fushës të cilat janë të përkthyera në gjuhën shqipe, dhe pjesëmarrësi që ndjek kursin i lexon ato, një modul-1 javë kohëzgjatje, kurdo që gjen kohë brenda agjendës së tij/saj javore. Mendohet se nevojitet vetëm 2 orë kohë në javë që ta përfundoni një modul.
Ky kurs ka këto module:
- Hyrje në azilin dhe të drejtat e njeriut;
- Mos-dëbimi- e drejta e jetës dhe parandalimi i keqtrajtimit;
- Ndalimi dhe pranimi;
- E drejta e jetës familjare dhe azili;
- E drejta për mjete efektive.
Kursi zgjat 5-6 javë dhe pjesëmarrësit e suksesshëm në fund pajisën me certifikatë.
Kushdo që ka interes për pjesëmarrje, mund të aplikoni deri më 27 janar 2022, përmes këtij linku: https://ec.europa.eu/eusurvey/runner/HFHELPWBAsylum202
Për më shumë informacion, mund ta kontaktoni tutorën znj. Arberita Kryeziu në e-mailin: arberita.kryeziu@gmail.com