Trajnim për praktikat gjyqësore në çështje familjare
Më 21-22 Mars 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar Trajnimin me temë “Trajnim për praktikat gjyqësore në çështje familjare”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Hajredin Kuqi, Profesor në Universitetin e Prishtinës-Fakulteti Juridik z. Valon Totaj, Kryetar në Gjykatën e Apelit dhe z. Lumni Sallauka, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me trajtimin dhe adresimin e sfidave të praktikës gjyqësore lidhur me zbatimin e dispozitave materiale dhe procedurale nga fusha e së drejtës familjare.
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët e Gjykatave Themelore.
Postuar më: 21-03-2023