Trajnim për praktikën gjyqësore në çështjet nga Procedura Kontestimore
Më 12-13 Shtator 2023, Akademia e Drejtësisë kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar Trajnimin me temë “Trajnim për praktikën gjyqësore në çështjet nga Procedura Kontestimore”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Shukri Sylejmani, gjyqtar në Gjykatën Supreme dhe z. Kujtim Pasuli, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Qëllimi i këtij trajnimi është trajtimi dhe adresimi i sfidave të praktikës gjyqësore lidhur me zbatimin e dispozitave nga procedura kontestimore.
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët nga Dhoma e posaçme e Gjykatës Supreme, Gjykatës së Apelit dhe Gjykatave Themelore.
Postuar më: 12-09-2023