blog-post

Postuar më: 16-11-2023

Trajnim për protokoll

Më 16-17 nëntor 2023, Akademia e Drejtësisë është duke realizuar trajnimin me temë “Protokolli ”.

Trajnues i angazhuar në këtë trajnim është z. Orhan Hajrizi, udhëheqës i protokollit të Shtetit.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve rreth rregullave dhe praktikave më të mira sa i përket protokollit, pritjes së delegacioneve, radhës së përparësisë e shumë elemente tjera, bazuar në praktikat më të mira vendore dhe ndërkombëtare.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar dhe raste praktike.

Përfitues të këtij trajnimi: Stafi administrativ i gjykatave dhe prokurorive

Shpërndaje :