blog-post

Postuar më: 09-06-2022

Trajnim tematik në fushën e shpifjes dhe mbrojtjes së reputacionit

Më 09-10 Qershor 2022, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Projektin e Bashkimit Evropian JUFREX në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme janë duke realizuar trajnimin me temë “Trajnim tematik në fushën e shpifjes dhe mbrojtjes së reputacionit”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Sulltan Dobraj, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Pejë, Dega Deçan, znj. Flutura Kusari, eksperte e Këshillit të Evropës dhe z. Imer Mushkolaj, drejtor ekzekutiv, Këshilli i Mediave te Shkruara te Kosovës.

Qëllimi i këtij trajnimi synon të rris kapacitetet e gjyqtarëve dhe prokurorëve në fushën lirisë së shprehjes dhe kufizimet e saj siç parashihet me nenin 10 të Konventes.

Gjatë këtyre dy ditëve në këtë trajnim do të trajtohen: Mbrojtja dhe reputacioni në nivel vendor: legjislacioni dhe zhvillimet e fundit në rastet të cilat përfshijnë mediat dhe gazetarët; Jurisprudenca e GJEDNJ-së në mbrojtjen e reputacionit të figurave publike kriteret dhe praktikat e fundit gjyqësore; Ushtrimi i piramidës: niveli i mbrojtjes së ofruar tek llojet e ndryshme të shprehjes; Praktika gjyqësore vendore për mbrotjen e reputacionit dhe standardet e përcaktuara: raste nga gjykatat themelore; Standardet e GJEDNJ: të drejtat dhe përgjegjësitë e gazetarëve dhe e drejta e përgjigjes; Roli i Këshillit i Mediave të Shkruara të Kosovës dhe Komisionit të Pavarur për Media në lidhje me rastet e shpifjes dhe mbrojtjen e reputacionit; Diskutime ne grupe të vogla të një rasti konkret: dallimi në mes të fakteve dhe opinioneve; Prezentim i buletinëve të përgatitur nga JUFREX me raste nga e drejta e lirisë së shprehjes.

Metodologjia e trajnimi është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.

Përfitues të këtij trajnimi janë: gjyqtarë nga Gjykata Supreme e Kosovës, Gjykata e Apelit si dhe gjyqtarë nga niveli Themelor.

Shpërndaje :