Trajnimi i Trajnuesve - Krimi Kibernetik
Më 08 shkurt 2022, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Këshillin e Evropës, projekti iPROCEEDS, është duke e zhvilluar trajnimin e trajnuesve në fushën e Krimit Kibernetik.
Qëllimi i Akademisë së Drejtësisë dhe Këshillit të Evropës është që përmes këtij trajnimi të punohet me trajnuesit vendor në identifikimin e nevojave trajnuese, e pastaj të krijohet një kuadër i trajnuesve të cilët do të jenë në gjendje t’i realizojnë trajnimet e ardhshme në fushën e Krimit Kibernetik.
Në këtë kuptim, AD dhe KiE kanë menduar një program që fillimisht fokusohet në “mënyrën e realizimit të trajnimit” lidhur me krimin kibernetik dhe provat elektronike. Ky ka për qëllim sigurimin që trajnimi në mënyrë efektive të kontribuojë në rritjen e kapaciteteve të profesionistëve ligjor në raport me krimin kibernetik, si dhe në inspirimin e trajnuesve të ardhshëm që ta tejkalojnë zonën e tyre të rehatisë, duke kaluar nga mësimdhënia dhe trajnimi i stilit didaktik në teknika më komplekse, sfiduese por sigurisht më efektive të trajnimit. Qëllimi është që të sigurohemi që trajnimet e zbatuara në nivel vendor të jenë në linjë me parimet e arsimimit për të rritur, si dhe mjaftueshëm të qasshme për të mundësuar adresimin jo vetëm të njohurisë por edhe të shkathtësive dhe kompetencave praktike të pjesëmarrësve, duke përdorur një shumëllojshmëri të metodave.
Trajnimi i trajnuesve i cili do zgjasë (4) ditë, do të shtjellojë edhe metodologjitë e trajnimit, mësimin online, mënyrat e përgatitjes për trajnim, si dhe shumë detyra e raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë: Gjyqtarë, Prokurorë, Avokatë, zyrtarë policorë nga njësia e IT dhe forenzikës.
Postuar më: 08-02-2022