blog-post

Postuar më: 15-03-2022

Tryezë për çështje familjare

Më 15-16 Mars 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar tryezën me temë “Tryezë për çështje familjare”.

Moderator të angazhuar në këtë tryezë janë kryesisht gjyqtar, njëherit edhe trajnues të angazhuar në Akademinë e Drejtësisë, z. Shukri Sylejmani, gjyqtar në Gjykatën Supreme, z Erdogan Haxhibeqiri, gjyqtar në Gjykatën Supreme, z. Fejzullah Rexhepi, gjyqtar në Gjykatën Supreme, z. Nehat Idrizi, gjyqtar në Gjykatën e Apelit, z. Valon Totaj, gjyqtar në Gjykatën e Apelit, dhe z. Islam Sllamniku, trajnues i përhershëm në Akademinë e Drejtësisë.

Me një fjalë hyrëse tryezën e filloi z. Islam Sllamniku, i cili theksoi edhe një herë rëndësinë e kësaj tryeze duke i falënderuar kështu ekspertët në bashkëpunimin dhe ofrimin e angazhimit të tyre po ashtu edhe pjesëmarrësit.

Tryeza ka për fokus trajtimin dhe adresimin e sfidave të praktikës gjyqësore lidhur me zbatimin e dispozitave materiale dhe procedurale nga fusha e së drejtës familjare, ku çështjet familjare zakonisht janë sensitive, kërkojnë përkushtim dhe profesionalizëm të nivelit të larët në trajtimin e rasteve sipas kërkesave për mbrojtje gjyqësore, prandaj kjo tryezë synon që të adresoj problematikat lidhur me zbatimin e Ligjit për Familjen e Kosovës.

Gjatë kësaj tryeze është duke u zhvilluar diskutim interaktiv, prezantim i çështjeve përmes rasteve, diskutim për rastet dhe përmbledhje e konkluzave për çështjen e diskutuar.

Përfitues të kësaj tryeze janë gjyqtarët e Gjykatave Themelore nga gjitha regjionet e Kosovës.

Shpërndaje :