Veprat penale kundër integritetit seksual të fëmijëve
Më 09-10 Qershor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin Hibrid me temë “Veprat penale kundër integritetit seksual të fëmijëve”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: znj. Nesrin Lushta, gjyqtare në Gjykatën Supreme dhe z. Kujtim Munishi, kryeprokuror në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me karakteristikat e veprave penale kundër integritetit seksual të fëmijëve.
Gjatë këtyre dy ditëve në këtë trajnim do të trajtohen: Ngacmimi seksual ndaj të miturve; Dhunimi; Parimet e përgjithshme që duhet të respektuar si dhe veprimet procedurale të cilat duhet të ndërmerren kur kemi të bëjmë me viktimën fëmijë nga veprat penale kundër integritetit seksual; Marrja në pyetje e të dëmtuarit fëmijë kur është viktimë e veprës penale kundër integritetit seksual.
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Prokurorë nga Departamenti për të Mitur si dhe Bashkëpuntorë Profesional.
Postuar më: 09-06-2022