Zbatimi i Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe mbrojtja administrative dhe gjyqësore e të drejtave personale si dhe Ligji për qasje publike dhe procedurën e realizmit të drejtave për qasje në informatave
Më 17 Maj 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme ëshë duke realizuar trajnimin me temë “Zbatimi i Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe mbrojtja administrative dhe gjyqësore e të drejtave personale si dhe Ligji për qasje publike dhe procedurën e realizmit të drejtave për qasje në informatave”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë z. Jeton Arifi, Drejtor në Departamentin për Qasje në Dokumente Publike dhe z. Valon Kryeziu, Drejtor në Departamentin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Ky trajnim ka për qëllim që të shqyrtoj edhe mbrojtjen gjyqësore të së drejtës së privatësisë siç garantohet me dispozita kushtetuese dhe ligjore.
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar dhe raste praktike.
Përfitues të këtij trajnimi janë Gjyqtarët e departamentit administrativ të Gjykatës Themelore në Prishtinë, gjyqtarët e departamentit administrativ të Gjykatës së Apelit, zyrtarët të Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe zyrtarët e organeve shtetërore.
Postuar më: 17-05-2022