Në raport përfshihen trajnimet e vazhdueshme për gjyqtarë dhe prokurorë nga të gjitha lëmit e së drejtës, veçanërisht; penale, civile, drejtësisë për fëmijë (aspekti civil dhe penal), administrative, kushtetuese, tregtare, ndërkombëtare, të drejtën e Bashkimit Evropian, të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, tema e module trajnuese të karakterit interdisiplinar si: etika profesionale, arsyetimi ligjor, menaxhimi dhe trajnime tjera të cilat në raport janë paraqitur në mënyrë të detajuar
Qëllimi i zhvillimit dhe miratimit të Strategjisë së Akademisë, është përcaktimi i udhëzimeve dhe arritja e një konsensusi mbi drejtimin e mëtejshëm të zhvillimit të një sistemi të qëndrueshëm të zhvillimit profesional dhe arsimimit në gjyqësor. Strategjia krijon një kornizë të bazuar mirë për Akademinë e Drejtësisë të Kosovës, për planifikimin e zbatimit të mandatit të saj ligjor, në kontekstin e zhvillimit aktual të burimeve njerëzore dhe nevojave për trajnim të gjyqësorit.